Gazeta Si – Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të shtojë sulmet më në thellësi të territorit rus.
Presidenti amerikan madje e pyeti Volodimyr Zelenskin, nëse ai mund të godiste Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi.
Në këtë kontekst, vendosmëria e Trump për të rritur presionin mbi Vladimir Putin u shpreh javën e kaluar në një bisedë që pati me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski.
Sipas “Financial Times”, Trump dyshohet se e inkurajoi Zelenskin të shtonte sulmet ukrainase në territorin rus, madje duke e pyetur presidentin ukrainas nëse ai mund të godiste Moskën nëse SHBA-të do t’i siguronin armë me rreze të gjatë veprimi.
Gazeta britanike, duke cituar dy persona të njohur me bisedën midis Trump dhe Zelenski, raportoi se presidenti amerikan e pyeti homologun e tij ukrainas nëse ai mund të godiste objektiva ushtarake thellë brenda Rusisë nëse ai do t’i siguronte armë të afta për ta bërë këtë.
“Volodymir, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh Shën Petersburgun?”, – pyeti Trump gjatë telefonatës, sipas burimeve. Zelenski u përgjigj: “Absolutisht. Mundemi, nëse na jepni armët”.
Sipas një burimi të njohur me diskutimet në Shtëpinë e Bardhë, vendimi i Trump për të përshkallëzuar tensionet ndaj Rusisë është për shkak të tre arsyeve: nga njëra anë, ai besonte se Putini e përçmonte, duke pretenduar se kërkonte paqe, ndërsa injoronte kërkesën e Uashingtonit për armëpushim; nga ana tjetër, ai vlerësoi se përdorimi i fundit i bombarduesve B-2 dhe raketave Tomahawk kundër Iranit demonstroi efektivitetin e fuqisë amerikane; dhe së fundmi, ai beson se Putini do të ulet në tryezën e negociatave vetëm nën kërcënimin e një presioni më të madh ushtarak.
Ndërkohë, Donald Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave “Tomahawk” në Ukrainë , në një veprim që mund të rrisë ndjeshëm presionin mbi Rusinë , sipas informacionit të cituar nga “Washington Post”.
Sa i përket “Tomahawk”-ëve tani, ato janë të njëjtat raketa që u përdorën së fundmi për të sulmuar objektivat bërthamore iraniane dhe, nëse do të lëshoheshin nga territori ukrainas, do të kishin aftësinë të arrinin Moskën dhe Shën Petersburgun .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




