Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e vendit, ka kritikuar kryetarin e Bashkisë Vlorë për zaptimin e hapësirave publike, ku tha se ai dhe struktura e qeverisjes vendore atje, sipas tij, i ka sytë gjysmë mbyllur.
“Një nga gjërat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë ve vet, në formën e daljes përtej tyre dhe zaptimi të territor ashtu edhe të ndërtimeve pa leje, në territore ku vëmendje është më e vogël, apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe struktura e atje i ka sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, tha Rama.
Rama ndër të tjera theksoi se sezoni turistik ka nxjerrë në pah dobësitë e pushtetit vendor për menaxhimin e fluksit dhe problematikave.
“Dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendit për shkak të faktit që vendim tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkese ekstra turistësh dhe vizitorësh”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



