Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara të një personi në fshatin Hasturkas, Libofshë.
Sipas prokurorisë, pasuri e paluajtshme llojit “kullotë” dhe “pyll” me sipërfaqe 276.5 ha, është vënë në pronësi të shtetasit me iniciale T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar.
Më pas kjo pasuri është ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes dhe dhurimit.
Shtetasi me iniciale T.Zh., akuzohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




