Ka ndodhur

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi dyshohet se dogji qëllimisht makinën e fqinjit të tij.

Ngjarja është shënuar dy ditë më parë (6 korrik) në rrugën “Demir Zyko”.

Sipas burimeve i arrestuari S.GJ e ka kryer këtë veprim me pretendimin se pronari i makinës e kishte sharë.

Ndërkohë ky i fundit pretendon se nuk e njeh 60-vjeçarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë