Nga Gazeta ‘SI’ – Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, u gjet i vrarë të hënën, pasi u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin, thanë autoritetet ruse. Lajmi është raportuar nga faqja e internetit e gazetës “Izvestia”.
Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në Odintsovo pranë Moskës.
Pas 14 muajsh në detyrë, presidenti rus Vladimir Putin e shkarkoi sot nga posti Ministrin e Transportit Roman Starovoit.
Kremlini e njoftoi këtë në kanalin e tij Telegram pa dhënë arsyet e vendimit. Zëvendësministri Andrei Nikitin u emërua ministër i përkohshëm në pritje të miratimit nga Duma dhe u prit nga vetë Putini.
“Shpresoj që ju do të përdorni energjinë, njohuritë dhe aftësitë tuaja organizative për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme në këtë fushë”, i tha Putin ministrit të ri, duke theksuar se transporti është “një nga fushat kryesore të aktivitetit në vend”.
Roman Starovoit, i cili ishte 52 vjeç, u bë Ministër i Transportit në maj 2024. Më parë, ai kishte qenë guvernator i rajonit Kursk për pesë vjet, i cili më pas u pushtua pjesërisht nga trupat ukrainase duke filluar nga gushti i vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




