Ka ndodhur

Tentoi të trafikonte 1 pistoletë nga Kosova në Shqipëri, në pranga 28-vjeçari 

Nga Gazeta ‘Si’- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia kufitare në Morinë policia gjeti në ‘Benz-in’ që po lëvizte i riu me iniciale A.S edhe një municion luftarak.

Arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë