Ka ndodhur

Tentoi të grabiste një banesë, qëllohet me armë zjarri 44-vjeçari në Konispol

Nga Gazeta ‘Si’- Një 44-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm (7 Korrik) pasi tentoi të grabiste një banesë në fshatin Markat të Konispolit.

Raportohet se 44-vjeçari Saimir Haxhi është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit.

Sipas burimeve, dyshohet se ai kishte tentuar të grabiste në një shtëpi të zonës.

Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë, u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë