Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria pritet të përballet me një tjetër valë të nxehti intensiv, me temperatura që do të arrijnë deri në 37°C në disa zona të vendit.
Sipas të dhënave më të fundit nga parashikimet meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime të plota dhe mungesë reshjesh, ndërkohë që dielli do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës.
Orët e para të mëngjesit do të shënojnë temperatura minimale rreth 17°C, por në vijim pritet një rritje graduale, duke sjellë ndjesi të lartë vape në të gjithë territorin shqiptar.
Meteorologët apelojnë për kujdes të shtuar, pasi rreziku nga dehidratimi dhe goditjet nga i nxehti do të jetë i lartë, veçanërisht për ata që ekspozohen në diell gjatë mesditës.
Era do të fryjë lehtë dhe nuk pritet të ndikojë ndjeshëm në perceptimin e temperaturave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



