Moti

Moti sot/ Berati dhe Gjirokastra arrijnë temperatura ekstreme

Nga Gazeta ‘SI’ – Do të vijojë i nxehtit sërish në territorin shqiptar.

Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë Celcius.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë ashershme përgjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin lindor-juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 14°C, por ulen maksimumet duke regjistruar vlerën 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë