Kombetarja

Manaj penalizon kuqezinjtë, humb 11 metërshin në fund

Nisi e qetë dhe u mbyll në ritëm të lartë. Pjesa e parë mes kuqezinjve dhe serbëve ishte fillimisht e kujdesshme pasi skuadrat nuk duan ta humbasin këtë përballje. Me kalimin e minutave ishin serbët që guxuan të afrohen në portën e Strakoshës dhe Zivkovic provoi të gjente kuadratin nga krahu i djathtë por Strakosha dërgoi topin në goditje nga këndi. Në 11′ ëshrë Mitaj qê pas sulmit në krahun e majtë e çon topin në qendër por grushton Petrovic. Në vazhdim shfaqet Vlahovic që fillimisht detyron Gjimshitin të shkaktojë faull (mori dhe karton të verdhë) dhe më pas i afrohet dy herë portës. Hoxha fillon te funksionojë në krahun e majtë dhe pas një goditje nga këndi në 34′, Laçi provon nga e majta por ndal Petrovic. Manaj, Hoxha dhe Ajeti shtojnë rastet e humbura për kuqezinjtë që kanë rritur ritmin. Në 45′ Hysaj fiton 11m nga krahu i djathtë por Manaj shpërdoroi përballë Petrovic. Nuk ka më kohë, barazim pa gola dhe skuadrat duhet të pushojnë për pjesën e dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë