Futboll

Anglezët më të suksesshëm në Evropë

Pas 17 viteve në mungesë të një trofeu madhor, Ange Postecoglou udhëhoqi Tottenham Hotspur drejt suksesit në “UEFA Europa League 2024-25” kur mundi rivalët nga Premier League, Manchester Unitednë Bilbao më 21 Maj 2024. Ishte prej vitit 1984 që Spurs kishin fituar në Evrop. Kupën UEFA nën drejtimin e Keith Burkinshaë, 40 vjet e 363 ditë përpara triumfit ndaj Man Utd. Një javë më vonë, Chelsea triumfoi në Conference League, duke përmbysur Real Betis 4-1. Ishte trofeu i parë evropean për blutë e Londrës në 4 vitet e fundit. Të dyja skuadrat i dhanë fund agjërimit në periudha të ndryshme por sa trofe kontinentalë kanë fituar dhe ku renditen mes skuadrave angleze më të suksesshme në Evropë?

Bob Paisley (traineri i 1-rë anglez që fitoi 3 herë Kupën e Kampioneve) dhe Sir Alex Ferguson (traineri i 1-rë anglez që fitoi Triple-tën)

Trofe evropianë të fituar nga skuadrat angleze
13: Liverpool
9: CHELSEA
6: Manchester United
4: TOTTENHAM HOTSPUR
3: Nottingham Forest
2: Arsenal, Aston Villa, Leeds United, Manchester City, West Ham
1: Newcastle United, Ipswich Town, Everton


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë