Man City gjen zëvendësuesin e Kevin De Bruyne dhe për të iu desh të paguante 75 milionë euro në arkat e Milan-it. Igli Tare vendos menjëherë rekord në merkaton në dalje me shitjen e Tijani Reijnders në Premier League. Pep Guardiola e kërkoi Reijnders menjëherë dhe pas ofertave 60 dhe 70 milionë euro, “citizens” pranuan kërkesën e Tares për 75 milionë. Hans Nicolussi Caviglia (Venezia, i huazuar nga Juventus)shihet si zëvendësuesi i tulipanit në Milanello, për më tepër pëlqehet edhe nga traineri Allegri. Milan parashikon që parave të ardhura nga Reijnders t’iu shtojë edhe 25 milionë euro të tjera si buxhet për përforcimet e reja në merkato.

Shitjet më të shtrenjta të Milan
Tijani Reijnders te Man City – 75 milionë euro
Kaka te Real Madrid – 67 milionë euro
Sandro Tonali te Newcastle – 60 milionë euro
Andriy Shvchenko te Chelsea – 44 milionë euro
Thiago Silva te Paris SG – 42 milionë euro
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.