Ka ndodhur

Shisnin ilaçe kontrabandë, arrestohen 4 administratorë farmacish në Fier

Gazeta Si – Një operacion kundër kontrabandës në rrjetin farmaceutik u zhvillua këtë të enjte, ku policia arrestoi 4 administratorë të 4 farmacive të ndryshme.

Mes të arrestuarve është vetëm një burrë, ndërsa tre të tjerat janë gra.

Janë arrestuar: Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali, Pleçe Byzyka, Tereza Plaka. Ndërsa një person tjetër është nën hetim. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 800 mijë lekë ilaçe kontrabandë.

Në farmacitë ku u zhvilluan kontrolle, u gjetën ilaçe pa pulla fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë