Gazeta Si – Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur këtë të enjte në Laç dhe Fier, ku viktima kanë mbetur dy këmbësorë.
Në aksin rrugor të quajtur “Mbikalimi i Patokut-Laç”, një automjet ka përplasur 59-vjeçarin F.H., teksa kalonte rrugën.
Fillimisht këmbësori u transportua në spital, pasi kishte mbetur i plagosur, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit së bashku me makinën që drejtonte është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Po ashtu, një tjetër këmbësor ka humbur jetën në qytetin e Fierit, pasi u përplas nga një makinë. Policia tha se viktima është 82-vjeçari V.F., i cili u përplas nga automjeti në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, një 23-vjeçar me iniciale E.D., është shoqëruar në polici për veprime procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.