Akuzat e ditëve të fundit nga ana e selisë blu ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me vëllanë e tij nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për Agron Xhafajn, për të cilin PD thotë se ministri nuk ka respektuar ligjin Antimafia.
Mësohet se "Prokuroria po ndjek me vëmendje rastin dhe është duke kryer detyrën sipas ligjit dhe Agron Xhafaj mund të jetë subjekt i ligjit Antimafia".
Prej disa ditësh, PD ka publikuar një dosje të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, ku rezulton i dënuar në vitin 2012 në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge. PD ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Xhafaj se ka ndryshuar edhe ligjin për ekstradimin për të mbrojtur vëllanë e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.