Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri në shtëpi 40-vjeçari në Vorë

Gazeta Si – Një 40-vjeçar në Vorë është paraqitur në spital për mjekim pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas asaj që thotë policia, 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, teksa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën e posedonte pa leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

“Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë