Ka ndodhur

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë! Mjeti bie në kanal, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Fier-Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit tek rrethrrotullimi i Kolonjës, ku automjeti tip ‘Volkswagen golf’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues.

Nga aksidenti ka vdekur drejtuesi, Serxhio Gogaj, 28 vjeç nga Tirana. Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë