Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi.
Rama shkruan krah pamjeve se me Rutten diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.
Kujtojmë se ditën e sotme në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Europian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Europës.
“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



