Art dhe Kulture

E ardhmja e arkitekturës është Orienti/ Bahreini fiton ‘Luanin e Artë’ në Bienalen e Arkitekturës 2025

Nga Gazeta “SI”– Ceremonia e hapjes së Bienales së 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia u shënua nga një moment i veçantë reflektimi dhe vlerësimi kulturor. Fjalimi i fuqishëm i filozofes Donna Haraway ,  fituese e “Luani i Artë” për karrierën u ndoq nga një homazh në kujtim të arkitektit Italo Rota si dhe mbështetja për protestat e fundit në Serbi.

Në këtë sfond simbolik, juria ndërkombëtare, e kryesuar nga kuratori Hans Ulrich Obrist, ndau çmimin “Luani i Artë”  për pjesmarrjen më të mirë kombëtare shkoi për herë të parë në Bahrein

“Canicola”-Kur arkitektura sfidon klimën

Padiglioni i Bahrainit në Arsenale, me titullin “Canicola”, solli një përgjigje arkitektonike konkrete ndaj një prej sfidave më të mëdha bashkëkohore,  të nxehtit ekstrem. Projekti u konceptua nga arkitekti Andrea Faraguna, i cili gjatë ceremonisë evokoi figurën e mësuesit të tij, Francesco Venezia.

Ekspozita përqendrohet në përdorimin e teknikave tradicionale të ftohjes pasive si kullat e erës dhe oborret me hije  për të përmirësuar jetesën dhe punën në hapësira publike në klimë të nxehtë.

Juria e përbërë nga Paola Antonelli (Itali) dhe Mpho Matsipa (Afrikë e Jugut) vlerësoi thellësinë dhe aplikueshmërinë sociale të projektit.

Juria ndau edhe katër “special mention”. Vatikani u vlerësua për padiglionin “Opera Aperta”, një hapësirë ndërveprimi dhe restaurimi që do të rikthejë në jetë një kishë të shenjtëruar. Në të njëjtën kohë, padiglioni i Britanisë së Madhe u veçua për dialogun e saj arkitektonik me Kenian mbi temat e riparimit dhe të drejtësisë mjedisore.

Përtej çmimeve, edicioni i këtij viti i Bienales, nën kurimin e Carlo Ratti, vjen si një platformë që nxit bashkëbisedimin mes teknologjisë, natyrës dhe njeriut. Në një epokë ndryshimesh të mëdha klimatike, politike dhe teknologjike, Bienalja mbetet një nga ato pak vende ku arkitektura shndërrohet në një gjuhë globale për një botën ndryshe.

Burimi: Atribune


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë