Ka ndodhur

Peshkopi/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplas policin, efektivi në gjendje të rëndë

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Peshkopi, ku për pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë një oficer policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia ku shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Policia njofton se nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë