Nga Gazeta Si- Shqipëria do jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta por nuk do të mungojnë as momentet me pika shiu dhe reshje të izoluara.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veri dhe pjesërisht në qendër, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë celcius vlerat maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësine mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Ndërkohë, gjithë java do të jetë njësoj, me temperatura të larta por nuk mungojnë reshjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



