Futboll

Champions League – Barcelona me Triple-tën në mëndje

Barcelona nuk ka kaluar kohë të mira vitet e fundit në Champions League dhe katalanasit nuk janë të kënaqur që Real Madrid e fituan 5 herë kompeticionin që nga suksesi i fundit “Blaugrana” në sezonin 2014/15. Megjithatë me Hansi Flick ata arritën për të parën herë në ½ finale prej 2018/19. Për më tepër me një skuadër plot talente udhëhequr nga sulmuesi 36 vjecar, Robert Lewandowski kapiteni brazilian Raphinha. Kualifikimi ndaj Dortmund ishte relativisht i qetë por Flick e di se Inter nuk mund të merret lehtë nëse objektivi është ende një vend në Finalen që luhet në shtëpinë e tij.

Barcelona ka bërë më mirë se italianët në 12 takimet e shkuara në Champions League: 6 fitore, 4 barazime e 2 nhumbje por Inter ka kujtime të mira nga koha kur drejtohej prej José Mourinho-s. Në atë kohë “Nerazzurri”-t eleminuan  katalanasit, 3-2 në ½ finale përpara se të fitonin trofeun ndaj Bayern në sezonin 2009/10. Skuadra e Simone Inzaghi-t ka ngjashmëri me atë të kolegut portugez. Nuk shënon aq shumë (vetëm 19 gola krahasuar me 37 të katalanasve).

Por mbrojtja e tyre ja ka dalë ti ruajë mirë golat që kanë rezultuar decizivë këtë sezon. Inter nuk humbet në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions League (12 fitore e 3 barazime) prej fitores 2-0 që Bayern arriti në Milano në fazën e grupeve, në Shtator 2022.
Formacionet e mundshme të së mërkurës në mbrëmje…
Barcelona: Szczęsny; Koundé, Cubarsí, Iñigo Martínez, Gerard Martín; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Ferran Torres
Inter: Sommer; Augusto, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco; Lautaro Martínez, Thuram


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë