Ka ndodhur

Po kalonte trafik-ndarësen, përplaset për vdekje këmbësori në kryeqytet

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte trafik-ndarësen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”. Automjeti me drejtues J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë