Treg

Tarifat forcojnë euron dhe fundosin dollarin

Dollari është fundosur kundrejt euros, duke arritur pikën më të ulët në 3 vite.

Këtë të premtë monedha amerikane u dëmtua më tej për shkak të vendimeve të paparashikuara të Donald Trump.

Euro u rrit me 1.6% në 1.138 dollarë, pozicioni më i fortë që nga 2022-shi. Indeksi i dollarit ra poshtë 100 kundrejt të gjitha valutave. Jeni japonez dhe franga zvicerane u forcuan po ashtu.

Ekspertët thonë se bota ka hyrë zyrtarisht në një krizë dollari.

Aksionet europiane performuan mirë këtë të premte me Stoxx 600 që u rrit me 0.3% dhe DAX 0.6%.

Deri më tani, tarifat e Trump kanë dëmtuar më shumë ekonominë amerikane se sa atë europiane, thotë komisioni europian Valdis Dombrovskis. Ai thekson se mund të ndodhin skenare të tjera të paparashikueshme, në varësi të reagimit nga Kina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë