Futboll

Champions League, nis sprintin drejt Mynihut

Arsenal-i pret Real Madrid, Aston Villa do të përballet me Paris SG ndërsa Bayern luan kundër Inter në sfidat e para ¼ finale të UEFA Champions League. Topçinjtë, bavarezët, parizienët dhe katalanasit do të provojnë të shfrytëzojnë maksimalisht avantazhin e shtëpisë, sot dhe nesër në mbrëmje. Real Madrid ka fituar të katër ndeshjet e mëparshme në kompeticionet e UEFA-s në Londër. Përpara humbjes 2-0 në sfidën e fundit në rend kohor, Inter nuk pësonte diçka të tillë në 4 ndeshjet paraardhëse ndaj Bayern (3F, 1B).

Skuadrat 1/4 finaliste në Champions League 24/25

Fituese e Kupës së Kampioneve (parardhësja e Champions League) në vitin 1982, Aston Villa u paraqit në ¼ finalet e kompeticionit në vitin 1983 kur u mund 5-2 (rezultati i përgjithshëm) nga Juventus. Ajo mbetet e fundit ndeshje në këtë nivel në 41 vitet që pasuan. Dortmund nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e luajtura deri tani përballë rivalëve “blaugrana” (2B, 3H).

Formacionet e mundshme:
Bayern Munich – Urbig; Laimer, Kim, Dier, Guerreiro; Palhinha, Kimmich; Olise, Muller, Sane; Kane
Inter – Sommer; Acerbi, Bisseck, Bastoni; Darmian, Calhanoglu, Frattesi, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez

Sot në mbrëmje

Arsenal – Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Merino, Martinelli
Real Madrid – Courtois; Vazquez, Asencio, Rudiger, Alaba; Valverde, Camavinga; Rodrygo, Bellingham, Vinicius Jr; Mbappe

Barcelona – Szczesny; Kounde, Cubarsi, Inigo Martinez, Balde; De Jong, Pedri; Yamal, Ferran Torres, Raphinha; Lewandowski
Borussia Dortmund – Kobel; Ryerson, Anton, Bensebaini, Svensson; Can, Ozcan, Brandt; Adeyemi, Guirassy, Beier

Nesër në mbrëmje

Paris Saint-Germain – Donnarumma; Hakimi, Beraldo, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Ruiz; Kvaratskhelia, Dembele, Barcola
Aston Villa – Martinez; Cash, Konsa, Mings, Digne; Kamara, Tielemans; McGinn, Asensio, Rogers; Rashford


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë