Gazeta Si – Gjykata e Apelit të GJKKO-së, la në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjytares së Elbasanit, Zamira Vyshka.
Shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove, për akuzën e korrupsionit ndja ish-magjistrates.
Dënimi i Shkallës së Parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit.
Të dy ata u vunë në pranga në vitin 2022, nën akuzën për “korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.
Organi i akuzës kërkoi edhe dënim plotësues që për 3 vite Zamira Vyshkën të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Vyshka u akuzua se ka marrë 400 mijë lekë ryshfet për të ulur masën e dënimit për Xhulio Musain me 6 muaj, i akuzuar për plagosje.
Në dosje thuhet se ka pasur debate mes palëve, sepse gjyqtarja ka kërkuar 400 mijë lekë, ndërkohë që familjarët kanë dashur t’i japin 200 mijë. SPAK pretendon se shumën e parave gjyqtares ia ka dhënë avokati Ilir Pashaj.
Zamira Vyshka nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK, pasi ka pretenduar se po hetohet vetëm se i është përmendur emri nga të tjerët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.