Futboll

Klasifikimi sipas FIFA-s, kuqezinjtë bien 1 vend, dardanët ngjisin 2

Argjentina ruan kreun e Klasfikimit të përgjithshëm sipas FIFA-s. Spanja është një nga dy skuadrat që përmirësohen dhe tani kampionët e Evropës janë në vendin e dytë në Botë. Pas 4 pikëve në dy eleminatoret e para drejt botërorit të ardhshëm, kuqezinjtë kanë një përmirësim prej 0.38 pikësh (1375.95 nga 1375.57) por zbresin në vendin e 66 duke humbur një vend në këtë klasifikim.

Kuqezinjtë festojnë ndaj Andorrës

Ndërsa dardanët që u ngjitën në Ligën B të UEFA Nations League (pas fitores ndaj Islandës në Playoff) kanë një përmirësim prej 18.56 pikësh (1238.38 nga 1219.82). Përfaqësuesja e Kosovës konfirmohet në Top100 ku ngjitet nga vendi i 99 në të 97. Mianmar është Kombëtarja me përmirësimin më të madh dhe ngjitjen më të lartë në klasifikim. FIFA përfshin 245 ndeshje në aktivitet nga Dhjetori i kaluar.

Muriqi shënon ndaj Islandës

Kampionët e Botës në fuqi mbeten krye pas fitoreve ndaj Uruguait (1-0) dhe Brazilit (4-1), por “Albiceleste” kanë shoqëri të re pasi Spanja (e 2 pas rekuperimit të 1 vendi) la pas Francën (humbi 1 pozicion). “Les Bleus” mbeten në podium ndjekur nga Anglia dhe Brazili që plotësojnë “Top5”. Klasifikimi vazhdon me Holandën (përmirësuar me 1 vend) që kaloi Portugalinë (humbi 1 pozicion).

Fernandez shënon ndaj Brazilit

Belgjika (vendi 8), Italia (e 9) dhe Gjermania në vendin e 10, kanë ruajtur pozicionet e mëparshme. Kroacia (e 11, përmirësuar me 2 vende) dhe Maroku (i 12, përmirësuar me 2 vende) ndjekin hap pas hapi. Meksika (e 17, pas ngjitjes së 2 vendeve) ndjen pasojat e fitores së Concacaf Nations League. Edhe Panamaja që luajti në Finale (e 33 me përmirësim prej 3 vendesh) shpërblehet për paraqitjen e saj.

Spanja feston fitoren ndaj Holandës

Kryeson – Argjentina (e pandryshuar)
Ngjitet në Top10 – Asnjë
Del nga Top10 – Asnjë
Ndeshje në total – 245 (58 nga të golat në 2024)
Më shumë shumë ndeshje – Tailanda, Vietnami (8 secila)
Më shumë pikë të fituara – Bosnje Hercegovina (4.16 pikë)
Më shumë vende të gjitura – Mianmar (7)
Më shumë pikë të humbura – Iraku (29.46)
Më shumë vende të humbura – Guinea-Bissau (8)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë