Ndeshjen e 4 të këtij sezoni Milan dhe Inter do ta luajnë sot në ½ finalen e parë të “Coppa Italia”. 180 minuta të “Derby della Madonnina” do të përcaktojnë skuadrën që do të udhëtojë drejt Romës për Finalen ndaj fitueses së çftit Bologna-Empoli. 8 ndeshje nga fundi i Serie A, “Rossoneri” janë 20 pikë larg dhe ish zikaltëri Sergio Conceicao dështoi ta përmirësojë skuadrën që kur i mori vendin patriotit Paulo Fonseca.

Fitorja në Supërkupë ishte një shkëndijë që u shua shpejt dhe tashmë kuqezinjtë e shohin veten jashtë Champions League dhe në vendin e 9 në Serie A. Gjigandët e Lombardisë që Kupën e fundit e fituan 22 vite më parë, duan të rikthejnë trofeun në shtëpi si suksesin e dytë sezonal. Normalisht që Inter mendon ndryshe dhe këtu favorizohet nga 6 sfidat e fituara në derbi mes Januarit 2023 dhe Prillit 2024. Por nuk duhet të harrojë dy humbjet që Milan i shkaktoi këtë sezon.

Inter jo vetëm që do të luajë dy herë ndaj Milan në Kupë por edhe ndaj Bayern në Champions League. Pa harruar 8 ndeshjet deri në fund të kampionatit si fronti i tretë për zikaltërit. Formacionet e mundshme për ½ finalen e sotme janë si vijon:
Milan: Maignan; Walker, Pavlovic, Gabbia, Hernandez; Fofana, Musah; Pulisic, Reijnders, Leao; Abraham.
Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Zalewski, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Arnautovic.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




