Kuqezinjtë e vegjël njohin kundërshtarët e fazës Finale për Kampionatin Europian U17 që do të zhvillohet nga 19 Maji deri në 1 Qershor në Shqipëri. Ceremonia u drejtua nga titullari i Departamentit të Djemve në UEFA, Lance Kelly ndërsa goglat u tërhoqën nga Ambasadori i eventit, Jurgen Gjasula. Të pranishëm si zakonisht përfaqësuesit e skuadrave të kualifikuara për fazën Finale ndërsa Shqipëria si kokë në Gr. A do të luajë me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë.

Ndërsa në Gr. B u shortuan Italia (kampione në fuqi), Belgjika, Anglia dhe Çekia. “Euro U-17 Shqipëri 2025” do të hapet me sfidën Shqipëri-Portugali më 19 Maj në orën 18:00 në në stadiumin “Arena Kombëtare”. Eventi do të zhvillohet edhe në tre impiante të tjerë si “Elbasan Arena” në Elbasan, “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe “Niko Dovana” në Durrës. Ndërsa Finalja e madhe do të zhvillohet në datën 1 Qershor në në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




