Ekonomi

Rikuperohen shifrat e turizmit, në janar 230 mijë netë qëndrime

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 230 mijë netë qëndrime u regjistruan në Shqipëri gjatë muajit janar, me rritje 36% nga një vit më parë. Netë qëndrimet e të huajve u rritën me 49%, raporton INSTAT dhe 19% për vendasit.

Numri total i vizitorëve ishte 120 mijë për janarin, me rritje vjetore 27%. Jorezidentët kishin rritjen më të fortë, me 41%, por edhe rezidentët u rimëkëmbën me 12%.

INSTAT tregon se 21% e të huajve që vizituan vendin tonë ishin nga Italia, 18% nga Kosova dhe 6% nga Gjermania e Mbretëria e Bashkuar.

Zonat jo-bregdetare ishin më të preferuarat për vizitorët. Akomodimet në hotele dhe strukturat e ngjashme u rritën me 38% për janarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë