E hëna shënoi edhe startin zyrtar të grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjet e Marsit në eleminatoret për botërorin amerikano-verior. Në konferencën e zakonshme për mediat dolën Arbër Hoxha që celebron 1 vit si kuqezi dhe debutuesi Julian Shehu që në Shqipëri luajti me Kastriotin dhe Lacin përpara transferimit te Widzew Łódź në Poloni.

Mëngjërashi i Dinamos së Zagrebit vlerësoi forcën e “Tre Luanëve” por kjo nuk e step Shqipërinë për të dhënë maksimumin në “Wembley” ku falë cilësive aktuale pritshmëritë nuk mungojnë. Ai foli për konkurencën te kuqezinjtë që ndihmon në përmirësimin e të gjithë lojtarëve të grumbulluar. 12 muajt si kuqezi ai i vlerëson me notën maksimale ku qershia mbi tortë ishtë pjesëmarrja në “Gjermani 2024”

Ndërsa rishtari Shehu nuk i fsheh emocionet e grumbullimit dhe thotë se është krenar për ftesën në Kombëtare pas një viti të vështirë për shkak dëmtimi. Pjesë e Widzew Łódź për pothuajse të gjitha ndeshjet këtë sezon, ai thotë se gëzon formën më të mirë sportive dhe se nuk ka ardhur si turist te Shqipëria. “Shpresoj të luaj sa më gjatë për Kombëtaren dhe falenderoj çunat që më kanë mirëpritur këtu” pwrfundoi Julian Shehu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.