Ka ndodhur

Pas sherrit për pronat, 30-vjeçari i djeg 2 makinat xhaxhait të tij në Tiranë

Gazeta Si – Një 30 vjeçar, me iniciale M.Xh., është shpallur në kërkim, pasi i vendosi flakën dy automjeteve të xhaxhait të tij, gjatë natës në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë, arsyeja e vendosjes së flakëve dyshohet të jetë për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (16 mars), në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Tiranë, ku 30-vjeçari i vuri zjarrin makinave të xhaxhait, të cilat ndodheshin të parkuara në oborrin e banesës së 66-vjeçarit me iniciale G.Xh.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë