Eksportet shqiptare u rritën me 4.3% në shkurt, duke arritur vlerën 34 mld lekë. Rritja i atribuohet të lëndëve djegëse tregon INSTAT, ndërsa fasonet kanë vijuar rënien.
Importet nga ana tjetër u ulën me 8.6%, në vlerën e 68 mld lekëve, ndikuar nga rënia e blerjeve të makinerive dhe pjesëve të këmbimit. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18.6%.

Shqipëria ka reduktuar eksportet me Italinë, ndërsa i ka rritur me Kosovën, 64%, Greqinë 10% etj. Ndërkohë importet me Kinën janë rritur me 17%, me Spanjën 46%, ndërsa ka ulur ndjeshëm ato me Turqinë, 41%.

Në dymujorin janar-shkurt eksportet e mallrave arritën vlerën 65 mld lekë, duke u rritur me 4.6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 128 mld lekë, duke u ulur me 4.7 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 63 mld lekë, duke u ulur me 12.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.