Atletico Madrid dorëzoi një avantazh të dyfishtë në humbjen 4-2 ndaj Barcelona-s, të dielën në mbrëmje duke pësuar zhgënjimin e dytë rradhazi në shtëpi pas eleminimit që Real Madrid i shkaktoi në mesjavë në Champions League. Një mundësi e humbur kjo për të parakaluar rivalët katalanas në klasifikim. Humbje që e la Atletico-n në vendin e 3 dhe 4 pikë pas dy rivalëve kryesues që kanë nga 60 pikë në një moment që Barcelona ka një ndeshje më pak. Lamine Yamal shënoi në 2’ të kohës shtesë ndërsa Ferran Torres, 6’ më pas për fitoren me përmbysje të Barcelona-s.

Julián Álvarez kaloi në avantazh Atletico-n në pjesën e parë dhe dyfishoi me zëvendësuesin Alexander Sorloth, 20’ përpara fundit të ndeshjes. Vetëm dy minuta më pas, shënuesi më i mirë në kampionat, Robert Leëandoëski rihapi sfidën për Barcelona-n dhe 6’ pas tij ishte Torres që barazoi pas krosimit të Raphinha-s. Atletico fitoi ndaj Barcelona-s, 2-1 Dhjetorin e kaluar, ndërsa ½ finalja e parë në Kupën e Mbretit përfundoi 4-4. Ajo e kthimit zhvillohet muajin e ardhshëm.

Historiku i të gjitha kohërave në të gjitha kompeticionet
111 fitore – Barcelona
57 barazime
77 fitore – Atletico Madrid
32 gola – Lionel Messi (shënuesi më i mirë)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.