Treg

Aksionet europiane rriten, ndërsa Wall Street ‘fundoset’

Nafta arriti çmimin më të lartë në dy javë, ndërsa aksionet amerikane ranë dhe ato europiane u rritën. Lëvizjet vijnë si pasojë e qëndrimeve të investitorëve, të cilët presin “bomba” të tjera politike që do të ndikojnë tregjet.

Java që sapo ka nisur është plot me takime të Bankave qendrore, përfshirë Rezervën Federale, Bankën e Japonisë, Bankën e Anglisë, në një takim plot tension.

Gjatë fundjavës, sekretarja e mbrojtjes së SHBA-së, tha se do të vijojnë sulmet ndaj grupeve Houthi, deri sa ata të ndalojnë sulmet e anijeve, ngjarje që rriti çmimin e naftës, pasi investitorët u shqetësuan për një bllokim të tregtisë së karburanteve,

Aksionet e Europës kanë nisur pozitivisht javën, me STOXX 600 që u rrit me 0.4%. Monedha euro po përjeton një periudhë pozitive, për shkak të shpenzimeve që Gjermania ka planifikuar dhe këmbehet me 1.088 dollarë. Qeveria gjermane miraton ose jo nesër paketën 500 mld dollarëshe të shpenzimeve dhe nëse miratohet do të jetë një lajm i mirë për euron.

Edhe aksionet aziatike u rritën këtë të hënë.

Nga ana tjetër, Wall Street po “rrëshqet”. Aksionet e Nasdaq ranë me 0.71%, ndërsa S&P 500 me 0.63%. Përballë monedhave të tjera, dollari po mban një pozicion të ulët.

Zyrtarët e administratës Trump, përfshirë vetë atë nuk kanë mohuar rrezikun e një recesioni, por argumentojnë se këto politika do të jenë pozitive në afatgjatë./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë