Futboll

Newcastle i jep fund pritjes 70 vjeçare për një trofe madhor

Newcastle United fitoi të parin trofe në 70 vite pas suksesit ndaj Liverpool në “Wembley Stadium”, 2-1. Qyteti i njohur për tifozërinë besnike do të festojë gjatë pas Finales së “League Cup”. Trofeun e fundit skuadra verilindore e kishte fituar në vitin 1955 në “FA Cup”. Eddie Howe është njeriu që udhëhoqi Newcastle duke u bërë i pari trainer anglez që fitoi një trofe madhor pas Harry Redknapp në drejtimin e Portsmouth në “FA Cup 2008”. Dan Burn nuk do ta harrojë asnjëherë pasditen londineze pas golit të shënuar për klubin që mbështet që prej fëmijërisë së tij.

Alexander Isak feston golin e dytë me tifozët e tij

Dy sezone më herët Newcastle u largua në lot nga “Wembley” pas humbjes 2-0 që Manchester United i shkaktoi në Finalen e vitit 2023. Formacioni i “qymyrxhinjve” kishte 5 lojtarë 30 vjeç apo më shumë me një moshë mesatare 29 vjeç e 13 ditë. Skuadra më e vjetër në Finalen e “League Cup” pas Manchester City-t në vitin 2018. Burn shënoi golin e parë në më shumë se një vit (prej Janarit të 2024 vs Fulham). Gjithashtu u bë i pari lojtar i Newcastle që shënon në “Wembley Stadium” pas Rob Lee në Prillin e vitit 2000.

4 foto – 2 kupa – 70 vite – 1 Alexandre Isak

Liverpool realizoi gjuajtjen e parë në minutën e 3 shtesë kur Diogo Jota nuk gjeti trajektoren e duhur më pranë se 11 metra nga porta. Alexander Isak mendoi se dyfishoi për Newcastle, pas 5 minutash nga kthimi në fushë, por goli i suedezit u anullua për pozicion të parregullt. Dy minuta më vonë, kombinimi Livramento-Murphy gjeti Isak në zonë për golin e dytë. Mënyra më e mirë për të festuar ndeshjen e 100 që prej Gushtit të 2022 me golin e 58 dhe më të rëndësishëm për Newcastle.

Newcastle fitoi edicionin e 65 në Kupën e Ligës

Fituesit e Kupës së Ligës ndër vite
10
– Liverpool
8 – Manchester City
6 – Manchester United
5 – Chelsea, Aston Villa
4 – Tottenham, Nottingham Forest
3 – Leicester City
2 – Arsenal, Norwich, Birmingham, Wolverhampton
1 – Newcastle, WBA, M’brough, QPR, Leeds, Stoke, Luton, Sheffield Wed, Swindon, Oxford, Blackburn, Swansea


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë