Nga Gazeta ‘Si’– Futbollisti i ekipit të Flamurtarit, Sodiq Atanda është plagosur me thikë gjatë një tentative për ta grabitur pasditen e sotme në Vlorë.
31-vjeçari nga Nigeria ka rënë pre e një grabitje në rrugët e qytetit bregdetar. Mësohet se ai është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Dyshohet se ai fillimisht është sulmuar nga një ose më tepër persona, të cilët e kanë dhunuar duke e goditur brutalisht me grushte dhe shkelma, dhe gjatë tentativës për ta grabitur, e kanë sulmuar me thikë.
Pasi është mjekuar në spital, për një plagë jo serioze, futbollisti është shoqëruar në komisariat ku ka rrëfyer ngjarjen.
Raportohet se policia ka arritur të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.