Treg

Një javë e keqe për tregun e aksioneve

Tregu i aksioneve është dëmtuar që prej ardhjes në pushtet të Trump. Indeksi i S&P 500 ka rënë ndjeshëm, 10%. E njëjta gjë ndodh dhe me Nasdaq dhe Russell.

Dikur, tregu i aksioneve ishte treguesi i preferuar i Trump për suksesin politik. Gjatë mandatit të tij të parë, ai mori vazhdimisht merita për aksionet në rritje.

“Ju pëlqen apo jo, është një indikator me rëndësi”, u tha Trump gazetarëve në tetor 2020.

Këtë vit, investitorët janë tronditur nga mesazhet e administratës Trump për tarifat. Ajo që në fillim u duk disave si një bisedë apo një taktikë negocimi, ka filluar të hyjë në fuqi.

Trazirat e tregut të javëve të fundit janë një reflektim i pasigurisë që karakterizon politikat e Trump dhe efektet e tyre të mundshme në ekonominë e gjerë. Shqetësimi është se konsumatorët mund të hezitojnë të shpenzojnë dhe bizneset të hezitojnë të investojnë, përballë pasigurisë, duke e çuar ekonominë në një rënie.

Administrata Trump e di se politikat e saj ekonomike mund të shkaktojnë dhimbje në afatshkurtër, por synon rritjen e tregut të punës në afatgjatë. I pyetur nëse ai priste një recesion këtë vit në një intervistë të transmetuar të dielën, Trump nuk e përjashtoi mundësinë.

“Më urrej të parashikoj gjëra të tilla,” u përgjigj ai. “Ka një periudhë tranzicioni, sepse ajo që po bëjmë është shumë e madhe.”

Presidenti trashëgoi një treg shumë të ndryshëm nga ai që mori kur hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë. Pas dy vitesh rritjeje të dobët si pasojë e një krize të brendshme energjetike, aksionet pritej të rriteshin në vitin 2017, në prag të agjendës pro-rritjes të Trump. Me fillimin e mandatit të tij të dytë, tregu i aksioneve kishte arritur tashmë nivele rekord. Kjo do të thoshte se arritja e lartësive të reja mund të ishte më e vështirë.

Trump së fundmi la të kuptohet se tregu i aksioneve mund të mos jetë më barometri i suksesit siç ishte dikur.

“Tregjet do të rriten dhe do të ulen”, u tha ai gazetarëve këtë javë. “Por e dini çfarë? Ne duhet të rindërtojmë vendin tonë.”/NYTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë