Mesjava që lamë pas përcaktoi 8 skuadrat më të forta në Kupat e Evropës. Champions League, Europa League dhe Conference League njohin tashmë ato që do të tentojnë të shkojnë deri në fund të rrugës në Mynih, Bilbao dhe Wroclaw. Vetëm 3 nga 5 kampionatet kryesore përfaqësohen në tre kompeticionet kontinentale, ndërsa Bundesliga dhe Ligue 1, nuk kanë asnjë skuadër mes 8 më të mirave në Conference League. Arsenal, Aston Villa (UCL), Man Utd, Tottenham (UEL) dhe Chelsea (UECL) janë 5 skuadrat ishullore që kërkojnë lavdinë në kontinent. Real Madrid, Barcelona (UCL), Athletic Bilbao (UEL) dhe Real Betis (UECL) vijnë nga Gadishulli Iberik.

Ndërsa Inter (UCL), Lazio (UEL) dhe Fiorentina (UECL) kërkojnë majën e Evropës nga Apeninet. Bayern, Borussia Dortmund (UCL) dhe Eintracht Frankfurt (UEL) janë 3 skuadrat gjermane që do provojnë të shkojnë deri në fund të rrugës. Paris SG (UCL) dhe Olympique Lyonnais vijnë mes 8 më të mirëve nga futbolli transalpin. Me Finalen e Conference League në Wroclaw, futbolli polak shpreson të dërgojë një mes Legia-s dhe Jagiellonia-s në mbrëmjen e 28 Majit. Skocia (Rangers me Nedim Bajramin), Norvegjia (Bodo/Glimt), Austria (SK Rapid) dhe Sllovenia (Celje) kompletojnë kuadrin e ¼ finaleve të Kupave të Evropës që do të luajnë ndeshjet e para në datat 8-9-10 Prill dhe të kthimit një javë më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.