Bitcoin, kriptomonedha më e vjetër dhe më e madhe në botë, ra poshtë 82 mijë dollarëve këtë të premte. Rënie pësuan dhe kriptot e tjera më të vogla, si Ethereum, Solana, Ripple etj. Por kriptomonedha Trump pati një rritje të fortë, me 16%.
Tregu global i kriptove u zhvlerësua me 0.85% brenda natës, në 2.68 trilionë dollarë.
Disa faktorë kontribuan në rënien e çmimeve të kriptove. Shqetësimet për inflacionin, normat e interesit dhe kushtet ekonomike globale kanë bërë që investitorët të shmangin asetet e rrezikshme si kriptovalutat. Tarifat e miratuara nga Trump, po ashtu kanë ulur optimizmin tek investitorët, të cilët duken se po strehohen tek ari.
Sipas ekspertëve, nëse Bitcoin nuk mund të mbajë nivelin prej 80,000 dollarë, mund të testojë 75,000 dollarë ose edhe 70,000 dollarë në javët e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.