Ka ndodhur

Adoleshenti plagos me thikë një 45-vjeçar në Tropojë

Gazeta Si – Një 18-vjeçar ka plagosur me thikë një 45-vjeçar në Tropojë, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:40, kur sipas policisë, adoleshenti me iniciale F.S., ka goditur me mjet prerës shtetasin me iniciale A.M.

I plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës, ndërkohë që autori i dyshuar është vetëdorëzuar dhje po merret në pyetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë