Ka ndodhur

Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 33-vjeçari në Laç

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar në Laç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 33” me akuzën e vjedhjes si pjesëmarrës në një organizatë kriminale në Itali.

Policia tha se e lokalizoi Klaus Nikollin, lindur në Laç dhe e arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë