Treg

‘Efekti Trump’/ Dobësohet dollari dhe forcohet euro

Nga Gazeta ‘SI’ – Euro u forcua për herë të parë në 4 muaj kundrejt dollarit, me shpresat se shpenzimet e qeverisë gjermane në fushën e mbrojtjes do të finalizohen deri në mbyllje të javës. Dollari nga ana tjetër ra në pikën më të ulët që prej tetorit, përballë frikës për një recesion në SHBA.

Bashkëdrejtuesja e partisë së Gjelbërt Gjermane, Franziska Brantner tha më herët se partia e saj ishte e gatshme të negocionte për një marrëveshje huaje që do të rriste financimin e vendit për mbrojtjen dhe sigurinë.

Deklarata e rriti euron me 0.6% nga një ditë më parë, në 1.092 dollarë.

“Tregjeve u pëlqejë lajme të tilla”, thotë Nick Rees, drejtues në Monex Europe.

Reese thotë se dollari ka shkuar poshtë përshkak se tregjet po reagojnë në mënyrë të tepruar dhe se frika për recesion nuk është kaq e përhapur.

Yield-et e titujve të borxhit amerikan janë ulur, ndërsa për pjesën tjetër të botës janë rritur.

Trazirat në aksione u shkaktuan nga një intervistë e Trump në Fox News, në të cilën presidenti foli për një “periudhë tranzicioni”, duke i hedhur bastet investitorëve se ai do të tërhiqej nga politikat e tij agresive.

Monedha jen preku një kulm prej 146.55 për dollar në pesë muaj përpara se të humbiste terren për t’u tregtuar me 147.585.

Paundi britanik fitoi 0.4% në 1.29 dollarë, ndërsa monedhat skandinave gjithashtu panë disa lëvizje të mprehta.

Çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme pas zbehjes së frikës se tarifat e Trump do të ndikonin në një dobësim të kërkesës për karburant.

Çmimi i arit u rrit në 2.908 dollarë për onz, më e larta për këtë muaj.

Bursat tradicionale u tronditën mëngjesin e 11 marsit për t’u rikuperuar pak orë më vonë. Nasdaq dhe S&P 500 ranë me 4% dhe 2.7% respektivisht. Indeksi i bursës së Hong Kongut ra me 1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë