Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi shpërndanin kartëmonedha të falsifikuara.
Policia thotë se Jurgen Tërpo, 25 vjeç, dhe Bledar Sulko, 35 vjeç, siguronin eurot false, ndërsa 24 vjeçari Trifon Kiço i fuste në treg duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit.
Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



