Ka ndodhur

Automjeti përplas për vdekje 40-vjeçarin me motor në aksin Lezhë-Shkodër

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të motomjetit, një 40-vjeçar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë