Futboll

Moyes i mbyll derën Brojës

Traineri i Everton ishte përpara medias për sfidën ndaj Wolverhampton ku foli edhe për situatën e dëmtimeve në skuadër. E natyrisht që interes ka pasur për sulmuesin kuqezi, Armando Broja të cilin pritej që Sylvinho ta grumbullonte për ndeshjet e këtij muaji përballë Anglisë në “Wembley” (21 Mars) dhe Andorra-s në “Arena Kombëtare” (24 Mars). Lajmet mund të konsiderohen “inkurajuese” pas pjesëmarrjes në turin stërvitor që Everton zhvilloi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Armando Broja në stërvitje me Everton

“Ka filluar të stërvitet dhe po integrohet gradualisht por nuk ka ende formën e duhur fizike. Mund të them se pas ndërprerjes për kombëtaret është koha më e mirë për tu kthyer në dispozicion. Ka shanse minimale për të qënë gati javën e ardhshme por nuk dua të rrezikojnë dhe do të ndjek sugjerimet e stafit mjekësor. Nëse do të ishte për mua, do ta aktivizoja vetëm pas ndeshjeve ndërkombëtare” – u shpreh Moyes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë