Kjo fundjavë do të vërë përballë dy skuadra me stile diametralisht të kundërta në Premier League. A do të triumfojë futbolli i shpejtë dhe direkt që aplikon Nottingham Forest? Apo loja e ngadaltë dhe e ndërlikuar e Manchester City-t do të ndërhyjë mes aspiratave evropiane të vendasve? E thënë ndryshe, ka më shumë se një mënyrë për të fituar në futboll dhe sfida në “City Ground” mes Nottingham Forest dhe Manchester City-t është më e mira për ta konfirmuar këtë. Dy skuadra që kanë fituar nga 14 ndeshje tani, pavarësisht se kanë stile komplet të ndryshme në Premier League. Ndër vite, Pep Guardiola dhe Man City kanë dominuar këdo me zotërimin e lartë, futbollin e ngadaltë dhe skemat e ndërlikuara.

Jo rastësisht u bënë binomi i parë që fiton 4 tituj rradhazi në nivelin më të lartë të futbollit anglez. Formulë që nuk po rezulton e suksesshmë këtë sezon ku City ka 20 pikë më pak se Liverpool kur duhen edhe 11 ndeshje deri në fund. “Qytetarët” janë në rrugën e kryesimit për zotërimin mesatar (60.6%) dhe pasimet e suksesshme për ndeshje (540) për të 9 sezon rradhazi. Diçka që Guardiola e ka bërë në 17 vite me City-n, Bayern Munich dhe Barcelona-n. Nga ana tjetër, një nga skuadrat më të guximshme këtë sezon është padyshim Forest, që ka një pikë më shumë se City në Premier League duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e kompeticionit.
Mgjs nuk është në kushtet e titullit monumental të Leicester City-t në sezonin 2015-16, nëse Forest kualifikohet në UEFA Champions League, do të shkaktonte surprizën më të madhe që nga ajo kohë në Premier League. Në termat e lojës Forest zhvillon një futboll të shpejtë dhe direkt. Ata e kalojnë fushën me aksione që përshkojnë 2.08 metra për sekondë dhe me më pak pasime për aksion (2.8) këtë sezon. Kanë zotërim të ulët (39.7%) dhe kompletojnë vetëm 263.5 pasim për ndeshje – më pak se gjysma e mesatares së City-t (540.3). Gjithashtu mungesa e dëmtimeve mund të konsiderohet fat për Forest dhe ashtu si Leicester, Nuno Espírito Santo ka përdorur një numër të ulët lojtarësh në Premier League 2024-25, vetëm 23 deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




