Gazeta Si – Një nxënës 19-vjeçar është arrestuar me një thikë të cilën e ka pasur brenda ambienteve të shkollës së mesme “Sevati Qirjazi” në Tiranë. Sipas policisë, adoleshenti ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës, pasi kjo e fundit i mori celularin.
Mësohet se i riu ka mbajtur celular gjatë orës së mësimit dhe për këtë arsye ia kanë marrë, por ai ka nisur të debatojë me drejtoreshën që t’ia kthenin.
K.R., ka sharë e ofenduar dhe drejtoresha ka shkuar për denoncim në komisariat. Sapo është konstatuar nga policia, i riu ka nisur t’i ofendojë dhe ka kundërshtuar me dhunë policët. Të riut i është gjetur një thikë që është dërguar për ekspertim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




