Shendet

Studimi shqetësues- Sa të sëmurë me Parkinson do të ketë Shqipëria deri në 2050…

Nga Gazeta Si- Numri i njerëzve në botë që vuajnë nga Parkinsoni do të arrijë në 25.2 milionë deri në 2050, nga 11.9 milionë në vitin 2021 sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore BMJ.

Prevalenca e sëmundjes së Parkinsonit mund të arrijë në 267 raste për 100,000 njerëz në vitin 2050, 76 për qind më shumë në tre dekada, zbuloi studimi. Ndërkohë, në studim thuhet se në Shqipëri, prevalenca pritet të shkojë 140-160 për 100 mijë banorë, një prevalencë që mbetet konstante nga studimi i fundit në vitin 2021.

Ekspertët e pavarur thanë se gjetjet nënvizojnë urgjencën për të gjetur trajtime të reja dhe për të mbështetur mbështetjen sociale për njerëzit me Parkinson.

“Thjesht tregon se absolutisht duhet të adresohet tani, sepse nuk ka asnjë mënyrë që ndonjë nga shërbimet shëndetësore globale të mund të përballojë atë nivel të kërkesës nga Parkinsoni,” thotë Amelia Hursey, drejtore strategjike në Parkinson’s Europe.

Rreth 10.9 milionë njerëz në Azinë Lindore do të kenë Parkinson në vitin 2050, një numër më i madh se çdo rajon tjetër. Azia Jugore do të pasojë me rreth 6.8 milionë raste.

Cilat janë arsyet që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes?

Mjeku neurolog Genci Çakçiri ka thënë më herët për Gazetasi.al se nga ana fiziopatologjike shkaku i sëmundjes së Parkinsonit është shkatërrimi i një grupi qelizash nervore të cilat ndodhen në një pjesë të trurit të quajtur mezencefalon (truri i mesëm) dhe që prodhojnë një neurotransmetues që quhet Dopaminë. Mungesa e dopaminës është përgjegjëse për shumicën e shenjave klinike që ne shohim tek këta pacientë. Por arsyeja perse ndodh ky shkatërrim tek disa persona dhe jo tek të tjerët ende nuk është e qartë, mendohet se mund të jetë një kombinim i shkaqeve gjenetike dhe atyre ambientale.

Ai tha se tashmë edhe mosha të reja po diagnostikohen me Parkinson, kjo sepse më parë sëmundja njihej si sëmundja e të moshuarve dhe me rritjen e ndërgjegjësimit, është rritur edhe diagnostikimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë