Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s vendosi për shpërblimin që do të marrin skuadrat në botërorin e klubeve. Edicioni i parë i të cilit me formatin e ri parashikon 32 skuadra pjesëmarrëse që tashmë njohin edhe kundërshtarët në grupet përkatëse. 1 miliardë dollarë do të shpërndahen për skuadrat që do të zbresin në stadiumet e Shteteve të Bashkuara nga 14 Qershori deri në 13 Korrik. Formati i ri parashikon që ky botëror të zhvillohet një herë në 4 vjet me fazë grupesh pastaj me eleminim direkt.

I themeluar në vitin 2000 ky event mikpritet nga Inter Miami dhe në të marrin pjesë 12 skuadra nga Evropa (UEFA) si Konfederata më e përfaqësuar. 6 skuadra vijnë nga Amerika e Jugut (CONMEBOL). 4 skuadra nga Amerika e Veriut dhe Qëndrore (CONCACAF). 4 skuadra nga Afrika (CAF). 4 skuadra nga Azia (AFC) dhe 1 nga Oqeania (OFC). Ato janë të ndara në 8 grupet me nga 4 skuadra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




